
Ky është i riu kosovar që dyshohet se bëri vetëvrasje

Sot një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se një person ka kryer vetëvrasje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Bëhet fjalë për djalin e ish-rreshterit të Policisë në Gjakovë, Qerim Ramës i cili është pensionuar në janar.
Djali i tij është Kreshnik Rama i cili pas plagëve të marra nga arma e zjarrit ka vdekur në QKUK.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 12:50 jemi njoftuar nga QKUK se viktima ka ndërruar jetë”, tha ai.
“Rreth orës 10:10 kemi pranuar informatë se një person mashkull i lindur në vitin 1990 është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor (dyshohet për shkakë të plagës së shkaktuar nga armë zjarri). Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Aktualisht, në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës “vetvrasje në tentativë”.
Kujtojmë se ish rreshteri e mbante armën zyrtare pasi që nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi një rregullore që edhe pas pensionimit, zyrtarët policor kanë të drejtë mbajtjen e armës zyrtare.
(Kosova Sot Online