Ndërron jetë infermierja në Spitalin e Gjakovës

  • E.k /
  • 03 June 2024 - 09:00
Ndërron jetë infermierja në Spitalin e Gjakovës

Nexhla Perolli, infermiere në Spitalin e Gjakovës, ka vdekur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Gjakovës “Isa Grezda” në ‘Facebook’.

Në njoftim është bërë e ditur se varrimi i së ndjerës bëhet në ora 13:00.

“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e Infermieres sonë Nexhla Perolli. E ndjera punoj 43 vite si Infermierë në reparte të ndryshme në Spital. Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Perolli dhe të afërmve të saj”, thuhet në njoftim.

“Varrimi i së ndjerës bëhet sot në ora 13. Gjithmonë do ta kujtojmë kolegen tonë Nexhla Perolli!”.

(Kosova Sot Online)