Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc

  • E.k /
  • 03 June 2024 - 10:03
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc

Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” , Arbër Pajaziti ka shpallur fitoren në Bujanoc nga zgjedhjet lokale që janë mbajtur atje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pajaziti ka falënderuar qytetarët e Bujanocit për besimin e dhënë.

“Falenderime plot 3,371 herë për të gjithë ju që votuat ‘Frontin për Ndryshim’, që besuat në këtë rrugë e cila shpie drejt një të ardhme më të mirë. Faleminderit për 10.800 shqiptarë të komunës së Bujanocit që votuan për njërën nga 4 listat tona si motra në këto zgjedhje. Faleminderit ju që përshkuat me mijëra kilometra nga vende të ndryshme të Evropës për të dhënë votën në atdheun tuaj. Bashkëvendës që punoni përkohësisht në Kosovë, faleminderit për mundin e treguar”, ka shkruar Pajaziti në Facebook.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

(Kosova Sot Online)