Selmanaj: Ja pse Vjosa Osmani u afrua me Kurtin

  • A.P /
  • 04 June 2024 - 18:01
Selmanaj: Ja pse Vjosa Osmani u afrua me Kurtin

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka folur për raportin e presidentes së vendit Vjosa Osmani me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Selmanaj ka thënë se Osmani është afruar me Albin Kurtin vetëm për interesa personale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se Osmani i ka dhënë goditjen politike shumë të rëndë shtëpisë së saj politike, dhe thotë se një veprim i tillë i saj duhet analizuar gjatë.

“Afrimi me Kurtin ka qenë për interesa personale të saj duke e dëmtuar shpinë e vetë politike shumë rëndë. Goditjen që ia ka dhënë kjo LDK-së duhet me e analizu shumë gjatë. Qysh dikush është në gjendje me e shkatërru shpinë e vetë, e me ia marrë votat partisë tënde edhe me ia çu kundërshtarit. Interesat private po e prevalojnë interesin e vendit”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, të dy, Kurti dhe Osmani, e kanë vendosur fatin e tyre personal mbi interesat e Kosovës.

“Fati i ktyre personave, ka dalë mbi interesat e vendit”, ka thënë Selmanaj.

(Kosova Sot Online)