
Gjenerali gjerman: Qeveria e Kosovës duhet të ndjekë këshillat e KFOR’it dhe BE’së

Ndërkombëtarët, më saktësisht BE dhe KFOR’i, po kërkojnë që çfarëdo vendimi që lidhet me Urën e Ibrit duhet të diskutohet në Bruksel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Për këtë çështje ka folur ish komandanti gjerman i KFOR’it(2010-2011), Erhard Bühler. Ai tha se Qeveria e Kosovës duhet t’i dëgjojë këshillat e KFOR’it, BE’së dhe ambasadorëve të QUINT’it.
Ai u shpreh se do të donte që vendimi për hapjen e urës të zbatohej, por sipas tij situata në Mitrovicë të Veriut është e paparashikueshme.
Bühler tha se çdo trazirë mund ta dëmtojë imazhin e Kosovës dhe marrëdhëniet me aleatë.
Gjenerali gjerman në fund tha se duhet të dëgjohen miqtë dhe të ketë më shumë durim.
“Rekomandimi im është që Qeveria e Kosovës duhet të ndjekë këshillat e KFOR’it, BE’së dhe ambasadorëve të QUINT’it. Do doja që vendimi i kuvendit komunal të zbatohej. Megjithatë, situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është e paparashikueshme. Çdo trazirë e mëtejme mund të dëmtojë sërish imazhin e Kosovës në Evropë dhe të dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës dhe miqtë e saj më të afërt. Prandaj dëgjoni miqtë dhe jini të durueshëm”, ka thënë Bühler.
(Kosova Sot Online)