Vrasje në tentativë në Skenderaj

  • E /
  • 05 June 2024 - 11:37
Vrasje në tentativë në Skenderaj

Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar një person tjetër me thikë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar e tjetri është dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË- Skenderaj /04.06.2024-10:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur me viktimën mashkull kosovar, dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)