Tony Blair vjen në Kosovë

  • A.P /
  • 05 June 2024 - 15:28
Tony Blair vjen në Kosovë

Ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, do të vijë në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është bërë e ditur nga Kuvendi i Kosovës, i cili ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e kryesisë.

Pika e parë e rendit të ditës është “caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Më 12 qershor në Ferizaj pritet të inaugurohet shtatorja e Tony Blair.

(Kosova Sot Online)