
Lajçak: Uniteti i BE-së është kyç për të forcuar pozicionin tonë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot ka folur para shteteve anëtare të Këshillit të Europës mbi procesin që ai ka në përgjegjësi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajçak tha se aty foli mbi gjendjen aktuale të dialogut Kosovë-Serbi dhe shtoi se uniteti brenda BE-së është çelësi për ta forcuar pozitën e Unionit ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Kënaqësi të kthehem në Këshillin e Europës në Strasburg pas gati dy vjetësh. E vlerësova mundësinë për të informuar shtetet anëtare të BE-së për situatën aktuale dhe sfidat përpara në dialogun e lehtësuar nga BE. Uniteti i BE-së është kyç për të forcuar pozicionin tonë politik në Ballkanin Perëndimor”.
(Kosova Sot Online)