Policia jep detaje për grabitjen në Prishtinë

  • A.P /
  • 05 June 2024 - 20:30
Policia jep detaje për grabitjen në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur sot në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me armë zjarri AK-47, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se si reagim ndaj tij, një person ka shtënë me armë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet, ndërsa që të dyshuarin e ka arrestuar në Obiliq.

Atij i është ofruar ndihmë mjekësore, pasi është i plagosur.

“Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me armë zjarri AK-47.

Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri.

(Kosova Sot Online)