Albin Kurti: Serbia vazhdimisht po kërcënon

  • A.P /
  • 05 June 2024 - 21:05
Albin Kurti: Serbia vazhdimisht po kërcënon

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se Serbia vazhdimisht kërcënon dhe kësisoj Kosova po ndërmerr masa dhe po përgatitet, që nëse “vendosin të na sulmojnë, të dështojnë”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se në tri vitet e fundit janë shtuar 1852 ushtarë dhe është trefishuar shpenzimi për armatim e municion.

“Serbia vazhdimisht bën kërcënime dhe nuk e dimë kur do t’i matrializojë ato, ndërkaq përvoja dhe historia na mësojnë që ai që bën kërcënime një ditë edhe i aktualizon. Duhet të jemi vigjilentë e të përgatitur, prandaj edhe po e forcojmë ushtrinë tonë e kemi hequr tavanin për numrin e ushtarëve e kemi zgjeruar moshën e ushtarëve nga 23 në 25 vjeç. Për tri vitet e kaluara i kemi shtuar 1852 ushtarë ne FSK dhe 600 ushtarë të rinj sivjet. Nga SHBA po blejmë raketa anti-tank Javelin, ndërkaq nga Republika e Turqisë po blejmë dronë Bayraktar dhe përveç kësaj e kemi katërfishuar numrin e trajnimeve për ushtarë e oficierë jashtë vendit, është trefishuar shpenzimi për armatim e municion e ndërkohë është dyfishuar buxheti për mbrojtje, këto po i bëjmë se ekziston kërcënimi real nga Serbia e shpeshherë i shoqëruar edhe nga Rusia”, tha Kurti,

“Serbia nuk distancohet nga Millosheviqi e Putini”, shtoi Kurti.

(Kosova Sot Online)