
ASK: Në 2023-tën lindën 31.110 fëmijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës, përkatësisht Departamenti i Statistikave Sociale ka përpunuar dhe më pas i ka publikuar të dhënat vjetore për lindjet, për vitin 2023, duke u bazuar në të dhëna administrative, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas ASK-së nga të dhënat e marra nga Regjistri Civil i Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile, në vitin 2023, janë regjistruar 31 mijë 110 lindje brenda dhe jashtë Kosovës.
Prej këtyre lindjeve të regjistruara që kanë ndodhur vetëm në Kosovë janë 21.654, nga të cilat meshkuj 11.207 apo 51.8% dhe 10.447 apo 48.2% lindje janë femra.
(Kosova Sot Online)