
Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare Akademik Rexhep Ferri

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka njoftuar se sot në moshën 86-vjeçare ka vdekur ndër piktorët më të mëdhenj të artit shqiptar, akademik Rexhep Ferri, përcjell “Kosova Sot Online”.
Varrimi i tij do të bëhet në orën 13:00 në varrezat e Prishtinës.
Në respekt të jetës dhe veprës së akademik Ferrit, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës më 7 qershor 2024, në orën 11:00, mbahet mbledhja komemorative dhe më pas, deri në orën 12:00 bëhen homazhe.
(Kosova Sot Online)