
Qeveria i përgjigjet QUINT’it, BE’së dhe OSBE-së

Qeveria e Kosovës i ka reaguar shteteve të QUINT’it të cilat nuk u pajtuan me Qeverinë e Kosovës rreth vendimit për shpronësimin në veri të Kosovës.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se shprehin keqardhje për Deklaratën e shteteve të QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së lidhur me vendimin e datës 30 maj mbi shpronësimin e pronës së paluajtshme në disa komuna në veri të Republikës së Kosovës.
“Deklarata në fjalë, konstaton në mënyrë të gabuar gjendjen faktike dhe bën vlerësim ligjor të pabazuar në argumente”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
(Kosova Sot Online)