
Aksident në këtë vend të Kosovës: Vetura përfundon e mbështetur për muri

Raportohet se një aksident trafiku ka ndodhur në Slivovë të Gjilanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, duke u përplasur me një shtëpi.
Përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për persona të lënduar.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
(Kosova Sot Online)