Rron Gjinovci ishte i pranishëm në marshin e 'Paradës së Krenarisë'

  • A.P /
  • 09 June 2024 - 12:02
Rron Gjinovci ishte i pranishëm në marshin e 'Paradës së Krenarisë'

Parada e Krenarisë shënon aktivitetin e fundit në kuadër të Javës së Krenarisë, e cila nisi prej 3 qershorit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Motoja e saj këtë vit është "Kemi qenë dhe do të jemi", ndërsa kjo është hera e tetë që organizohet në Kosovë.

Java e Krenarisë u dedikohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+. 

Përgjatë kësaj jave, në shumë vende zhvillohen marshe e protesta, me kërkesën për njohjen e të drejtave ligjore për martesa mes personave të gjinisë së njëjtë.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe figura politike e pjesëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë.

Në mesin e tyre ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, i Shëndetësisë, Arben Vitia, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Poashtu nuk mungos as Rron Gjonovci i veshur plot stil.

(Kosova Sot Online)