Bernard Kouchner do ta vizitojë Kosovën

  • A.P /
  • 10 June 2024 - 19:50
Bernard Kouchner do ta vizitojë Kosovën

Raportohet se ish-përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, do ta vizitojë Kosovën të martën dhe të mërkurën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasada e Francës, njofton se Kouchner do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Atij do t’i dorëzohet “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa do të zbulohet edhe një pllakë e një rruge të emërtuar me emrin e tij.

Më 12 qershor Kouchner do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne.

Siç ka bërë të ditur Ambasada e Francës në Kosovë, Kouchner do ta vizitojë edhe Graçanicën gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Kouchner ishte Përfaqësues i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë nga viti 1999 deri në vitin 2001 dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Francës, do të vizitojë Kosovën më 11 dhe 12 qershor 2024.

(Kosova Sot Online)