Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

  • A.P /
  • 10 June 2024 - 22:26
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Raportohet se vizita e Bernard Kouchnerit në Kosovë është anuluar për ditën e nesërme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se “ngjarjet e planifikuara për datën 11 qershor 2024 janë anuluar, për shkak të çështjeve logjistike të ndërlidhura me Kouchner”.

“Ju njoftojmë se vizita e Dr. Bernard Kouchner në Kosovë, dhe të gjitha ngjarjet e planifikuara për datën 11 qershor 2024 janë anuluar. Vizita është anuluar për shkak të çështjeve logjistike të ndërlidhura me Dr. Kouchner”.

(Kosova Sot Online)