
Djali i presidentit Biden shpallet fajtor

Hunter Biden u shpall fajtor të martën për tre vepra penale që lidhen me blerjen e një arme në vitin 2018 kur, sipas prokurorëve, gënjeu në një formular për blerje armësh, duke thënë se nuk ishte përdorues droge apo nuk kishte varësi nga droga, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Juria e shpalli zotin Hunter Biden fajtor për pretendime të rreme në formularin për blerjen e armës dhe për mbajtjen e armës në shkelje të ligjit për 11 ditë.
Në kohën kur u shqiptua vendimi i jurisë, zoti Hunter Biden shikoi pa reagim. Më pas, ai përqafoi avokatët e tij dhe mezi buzëqeshi. Ai puthi bashkëshorten e tij, Melissën, me të cilën doli së bashku nga gjykata.
Ai përballet me një dënim prej 25 vitesh në burg, por shkelëseve të ligjit për herë të parë nuk u jepen dënime kaq të rënda. Është e paqartë nëse gjykatësja e rastit Maryellen Noreika do ta dënojë atë me vuajtje të dënimit në burg.
Hunter Biden dhe kandidati republikan për president Donald Trump, rivali kryesor politik i Presidentit Joe Biden, janë gjetur fajtor nga juritë në këtë vit zgjedhor.
(Kosova Sot Online)