Ja sa udhëtarë brenda një viti e përdorin Trafikun Urban
Rreth 12 milionë udhëtarë brenda një viti përdorin Trafikun Urban si mjet transporti, apo 20 mijë deri në 35 mijë udhëtarë në ditë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Burim Maraj, kryeshef ekzekutiv i “Trafikut Urban” ka bërë të ditur se po punojnë për një lloj sinjalizimi për personat me aftësi të kufizuara, ndërkaq shtoi se po punohet që të rregullohen edhe linjat që janë private.
(Kosova Sot Online)
