Ozkan Ulutash: Roli i KFOR-it mbetet thelbësor

  • E /
  • 12 June 2024 - 15:35
Ozkan Ulutash: Roli i KFOR-it mbetet thelbësor

Komandanti i KFOR-i, Ozkan Ulutash, ka thënë se misioni i KFOR-it paraqet përkushtimin më të prekshëm, afatgjatë dhe të palëkundur ndaj sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit rajonal, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se roli i KFOR-it mbetet mbetet thelbësor.

“Më lejoni të nderoj shërbimin dhe sakrificën e tyre dhe të nderoj ata që humbën jetën duke i shërbyer këtij misioni. Pa angazhimin e qindra e mijëra burra dhe gra që kanë shërbyer nën KFOR gjatë 25 vjetëve të fundit, NATO-ja nuk do të mund të luante një rol kaq të rëndësishëm në Kosovë dhe Ballkan Perëndimor. Roli i KFOR-it mbetet thelbësor. Jam i nderuar të vazhdoj ta ndaj këtë udhëtim me ju dhe s’do të kursej asnjë përpjekje, së bashku me mijëra gra dhe burra me uniformë, nga aleatët e NATO-s dhe partnerët, të cilët jam krenar t’i komandoj”, tha Ulutash.

(Kosova Sot Online)