
O’Brien: Uashingtoni mbetet i përkushtuar për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë

Në një intervistë të zhvilluar më 28 maj dhe të publikuar nga revista Time, Biden duket se sugjeroi se nuk e mbështet më anëtarësimin e Ukrainës në NATO, një ndryshim nga qëllimet e deklaruara më parë nga Uashingtoni dhe vetë aleanca, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Por James O’Brien, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, tha gjatë një vizite në Armeni se “interpretimet filluan të dalin” nga kuptimi i komenteve të Bidenit dhe se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë.
“Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë. Unë mendoj se atë që tha presidenti, nëse mund të parafrazoja, ai tha se nuk beson në anëtarësimin e Ukrainës në NATO tani,” tha O’Brien.
“Pozicioni ynë, me të vërtetë… është se Ukraina do të jetë në aleancë kur ta lejojnë kushtet”, tha ai.
(Kosova Sot Online)