
Monika Kryemadhi mbi 5 orë në Prokurori

Në Shqipëri deputetja e Partisë së Lirisë dhe bashkëshortja e ish presidentit Ilir Meta, ishte sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi pasuror që po kryhet ndaj saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Isha në Prokurori, për t’u përgjigjur rreth padisë së rremë që Erion Veliaj ka bërë me shërbërtorët e tij. Iu përgjigja të gjitha pyetjeve dhe në bazë të të dhënave të mia, dhe atyre që ka mbledhur dhe Prokuroria e Posaçme, ballafaquam të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që ata kanë ngritur. Besoj se e ezauruam aspektn e pyetjeve dhe përgjigjeve”, tha zonja Kryemadhi, kur doli nga Prokuroria e posaçme pasdite, pas më shumë se 5 orësh qëndrimi përballë hetuesve.
Ajo ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se pasuritë e saj burojnë nga pronat e familjes, dhe se paditë kundër saj janë sponsorizuar nga persona të lidhur me inceneratorin e Tiranës, për të cilin ajo ka bërë disa kallzime. E ëma e zonjës Kryemadhi po ështu është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa në banesën e saj u sekuestrua dhe një telefon celular që i përkiste deputetes.
Hetuesit kanë në duar dhe një tjetër çështje që lidhet me një lobim të ish Lëvizjes socialiste për integrim, në Shtetet e Bashkuara si dhe me rastin CEZ-DIA, për të cilin ka një denoncim ndaj ish presidentit Meta.
(Kosova Sot Online)