Pandeli Majko nesër në Rahovec, do të shpallet “Qytetar Nderi”

  • E.k /
  • 13 June 2024 - 14:28
Pandeli Majko nesër në Rahovec, do të shpallet “Qytetar Nderi”

Komuna e Rahovecit nesër shënon Ditën e Çlirimit, përcjell “Kosova sot Online”.

Për përvjetorin e 25-të të çlirimit, Komuna e udhëhequr prej Smajl Latifit ka zgjedhur ta nderojë ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majkon.

“Nesër, në Ditën e Çlirimit të Rahovecit, me fillim në orën 11:00, ish-Kryeministri i Shqipërisë, z.Pandeli Majko, shpallet “Qytetar Nderi i Rahovecit””, thuhet në një njoftim të Komunës në Facebook.

(Kosova Sot Online)