Ndalohen dy të pandehur për 48 orë

  • A.P /
  • 13 June 2024 - 17:35
Ndalohen dy të pandehur për 48 orë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar sot dy të pandehur për 48 orë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas prokurorisë për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale: Hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 327 i KPRK-së, Mashtrimi nga neni 323, si dhe Shpërlaja e parave nga neni 302 i KPRK-së. 

“Lidhur me këtë rast janë sekuestruar mjete materiale prej 1.000 euro, pajisje elektronike, si dhe dy vetura”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.


(Kosova Sot Online)