
Vjosa Osmani pjesëmarrëse në samitin SEECP

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në samitin SEECP të mbajtur në Shkup ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të vendeve të rajonit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në Shkup ka qëndruar edhe kreu i diplomacisë serbe, Marko Gjuriq
“Në Shkup për SEECP, bashkë me liderë dhe përfaqësues të vendeve të rajonit”, ka shkruar Osmani e cila edhe ka bashkëngjitur një fotografi bashkë me pjesëmarrësit.
Ky Samit është organizuar për thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.
(Kosova Sot Online)