Arrestohet një person, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 13 June 2024 - 23:36
Arrestohet një person, kjo është arsyeja

Të tjera municione serbe janë zbuluar sot në veri të Kosovës, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në rrjetet sociale, sipas të cilit bëhet fjalë për armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike.

Postimi i plotë: 

Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë. Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë”.

Sveçla siguron se nuk do të ndalet “së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë.

(Kosova Sot Online)