Komuna e Mitrovicës së Veriut del me njoftim

  • A.P /
  • 13 June 2024 - 19:22
Komuna e Mitrovicës së Veriut del me njoftim

Komuna e Mitrovicës së Veriut, ka vazhduar të lirojë hapësirat publike në rrugën ‘Princi Millosh”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo komunë që drejtohet nga Erden Atiq ka dalë me një komunikatë publike, ku akuzon ish-qeverisjet  e kaluara lokale për mosveprim e rezultat i kësaj hapësirat ishin të bllokuara.

Po ashtu, komuna ka kërkuyar nag bizneset që të shfrytëzojnë mundësinë e shfrytëzimit të hapësirave publike aty ku nuk pengohet lëvizja e lirë sipas rregulloreve në fuqi.

“Në rrugën ‘Princi Millosh’ ka vazhduar aktiviteti për lirimin e hapësirave publike. Edhe kjo rrugë, sikurse i gjithë qyteti, ishin të bllokuara ndërvite nga mos veprimi i ish qeverisjes dhe inspektoratit të komunës së Mitrovicës Veriore. Ashtu siq jemi zotuar, që do të përgjigjemi pozitivisht kërkesave të qytetarëve, kemi vazhduar në lirimin e hapësirave si dhe largimin e pengesave përgjatë trotuareve”.

“Nga ana tjetër, ftojmë afaristët që të shfrytëzojnë mundësinë e shfrytëzimit të hapësirave publike aty ku nuk pengohet lëvizja e lirë sipas rregulloreve në fuqi duke aplikuar për pëlqim në Drejtorinë për Urbanizëm, Kadastër dhe Gjeodezi në zyrën nr. 6 në objektin e komunës së Mitrovicës Veriore”.

“Gjatë këtij aktiviteti, vlen për tu nënvizuar bashkëpunimi i qytetarëve, të cilët I falenderojmë për bashkëpunimin, të njëjtit duke u bë pjesë e rëndësishme e këtij procesi konform ligjeve, kontribuojnë ndaj tê mirave të përbashkëta, e që përmirëson cilësinë e jetës të secilit prej nesh”, thuhet në njoftimin e komunës së Mitrovicës së Veriut.

(Kosova Sot Online)