Blair: E ardhmja e shtetit të bukur të Kosovës është e ndritur

  • A.P /
  • 14 June 2024 - 20:51
Blair: E ardhmja e shtetit të bukur të Kosovës është e ndritur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar letrën që ish-kryeministri britanik, Toni Blair ia ka drejtuar atij pas vizitës që e pati në vendin tonë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në fund të letrës Blair thotë se “E ardhmja e Kombi i bukur i Kosovës është i ndritshëm”.

“Duke mbyllur një javë historike për vendin tonë, duke festuar 25-vjetorin e çlirimit dhe paqes sonë, doja të falënderoja të gjithë për fjalët e tyre kuptimplota dhe të ndaja një mesazh nga një prej miqve të dashur të vendit tonë, kryeministri Toni Bler: “E ardhmja e Kombi i bukur i Kosovës është i ndritshëm”, shkroi Kurti në rrjetin social X.

(Kosova Sot Online)