Ky është parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën, java e ardhshme vjen me temperatura përvëluese

  • 15 June 2024 - 08:28
Ky është parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën, java e ardhshme vjen me temperatura përvëluese

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, transmeton "Kosova Sot Online".

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare. Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Indeksi UV mbetet i lartë dhe mundësisht duhet respektuar këshillat e IKSHP.Java e ardhshme do të vijoj me temperatura më të larta se kjo javë që po e lëmë pas.

(Kosova Sot Online )