Osmani nga Zvicra: Nga një shtet që u ndërtua nga zero, jemi shndërruar në një model të demokracisë

  • E.k /
  • 15 June 2024 - 16:46
Osmani nga Zvicra: Nga një shtet që u ndërtua nga zero, jemi shndërruar në një model të demokracisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono, gjatë Samitit për Paqe që po mbahet në Zvicër, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se Malta është një vend mik.

“Në Zvicër, realizova takimin e parë e të përzemërt me Presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono. Malta është një vend vërtet mik, andaj i shpreha mirënjohjen e thellë Presidentes Spiteri Debono për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i saj i ka dhënë Republikës tonë”, ka thënë ajo.

Osmani mbrëmë është pritur edhe nga presidentja e Zvicrës, Viola Amherd.

(Kosova Sot Online)