
Abazoviç: Do të jem në stadium duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb) ka thënë se sonte ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024 do ta shikojë në stadium dhe se do ta mbështesë Serbinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Abazoviq e dha këtë deklaratë ndërsa po e ndiqte ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë mbrëmë.
“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, tha Abazoviq.
Ish-kryeministri shqiptqr i Malit të Zi tha se beson në kalimin e Serbisë në fazën tjetër të garës.
“Nesër është testi më i madh, nëse shkon mirë, mendoj se do të jetë një ecuri e madhe. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, tha Abazoviq.
(Kosova Sot Online)