Ja cilit shtet ia kërkon Begaj njohjen e Kosovës

  • A.P /
  • 16 June 2024 - 13:39
Ja cilit shtet ia kërkon Begaj njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, të cilës ia ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Begaj shkroi se i ka kërkuar homologes së tij edhe mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Kam kërkuar rishqyrtim për njohjen dhe mbështetjen e Kosovës për anëtarësimin e saj ndërkombëtar”, shkroi Begaj në “X”.

Ai ka shprehur mirënjohjen edhe për “kontributin e Moldavisë në KFOR”.

Gjatë takimit, Begaj tha se rikonfirmoi “mbështetjen e Shqipërisë për rrugën e Moldavisë në BE”.

(Kosova Sot Online)