
Vetëvendosje paralajmëron sonte “tubim të madh”

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka publikuar një video të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ku i fton simpatizantët të marrin pjesë në tubimin që do të mbahet sot në sallën 1 tetori, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Në ditën përmbyllëse të javës së Lëvizjes, më 17 qershor ju ftoj të gjithëve bashkë, kështu sic jeni, në sallën 1 tetori, në Prishtinë, në kryeqytet të Republikës”.
“Sot,në 18:00”, ka shkruar Manxhuka.
(Kosova Sot Online)