
Kurti: E vërteta për profesor Ukshin Hotin me siguri ndodhet në arkivat e Beogradit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ata që janë fajtorë dhe përgjegjës për zhdukjen e profesor Ukshin Hotit, e kanë arkivën e zhdukjes së tij, transmeton “Kosova Sot Online”.
Me këtë rast Kurti ka fajësuar Beogradin zyrtar për zhdukjen pas lirimit nga burgu të profesorit Hoti në maj të vitit 1999.
“E vërteta për profesor Ukshin Hotin me siguri ndodhet në arkivat e Beogradit. Ai është zhdukur pas lirimit nga burgu dhe atë menjëherë në maj të vitit 1999. Prandaj, ata që janë fajtorë, ata që janë përgjegjës, ata e kanë edhe arkivin e zhdukjes së profesor Ukshin Hotit”, ka thënë ai.
Me rastin e ditëlindjes së 81-të të Hotit, Kurti ka bërë homazhe pranë bustit të tij dhe vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe.
(Kosova Sot Online)