Vjosa Osmani e takon homologun e saj finlandez

  • A.P /
  • 17 June 2024 - 17:33
Vjosa Osmani e takon homologun e saj finlandez

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar në Zvicër homologun e saj finlandez, Alexander Stubb, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani shkroi në Facebook se Stubb është “mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës” dhe se me të do të punojë ngushtë.

“Kënaqësi të bashkëbisedoj përgjatë dy ditëve të samitit me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb”, shkroi Osmani në Facebook.

“Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik. “, shtoi presidentja.

Osmani shkoi në shtetin helvetik për të marrë pjesë në një samit paqeje për Ukrainën.

(Kosova Sot Online)