Berisha: E premtja na pret në protestë te bashkia!

  • A.P /
  • 17 June 2024 - 21:40
Berisha: E premtja na pret në protestë te bashkia!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytearëve që ditën e premte të mblidhen te protesta që do zhvillohet te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas publikimit të skandalit me inceneratorin fantazëm dhe dosjen 5D ku drejtorët e tij vidhin 100% fondet e bashkisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

‘E premtja na pret në protestë te bashkia! Fytyra si McGonigal dhe Vlahutin do marrin përgjigjen e merituar’, bëri thirrje Berisha.

Berisha: E premtja na pret, na pret te bashkia në realizimin e qëllimit tonë.

Në betejën tonë kundër vjedhjes së shqiptarëve.

Çdo shqiptar duhet të jetë krenar se po zbërthehet, po del në pah fytyra e shëmtuar, kalbësira e korrupsionit transnacional.

Fytyra si McGonigali, si Vlahutini, ambasadorja që blinte me 4 mijë euro metrin katror aty ku shitej 1300.

Do marrin përgjigjen e merituar.

Vërtet Tirana është djepi i korruptimit, por Tirana e opozitës do jetë Tirana e ndëshkimit të tyre në Shqipëri dhe kudo që janë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

(Kosova Sot Online)