Gjendet një trup i pajetë në liqen

  • A.P /
  • 19 June 2024 - 19:10
Gjendet një trup i pajetë në liqen

Raportohet se është gjetur një trup i pajetë i një gruaje në liqenin e Fierzës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportohet se viktima është gjetur nga një banor i zonës. 

Ende nuk dihet identiteti i viktimës si dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.

(Kosova Sot Online)