Donika Gërvalla niset për në Austri

  • A.P /
  • 20 June 2024 - 15:49
Donika Gërvalla niset për në Austri

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ministrja Donika Gërvalla- Schwarz, me ftesë të homologut e saj austriak Alexander Schallenberg, është nisur për në Austri për të marrë pjesë në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me ftesë të Ministrit të Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, është nisur për Austri, ku do të marrë pjesë në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, i cili përfshin përveç Austrisë dhe gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor edhe Italinë, Kroacinë, Çekinë, Greqinë, Sllovakinë dhe Slloveninë dhe synon përkrahjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor për një integrim sa më të shpejtë në strukturat e BE-së.”

MPJD ka thënë se Gërvalla në këtë takim do të paraqesë qëndrimet e Kosovës “rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe do të avokojë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojës së ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

(Kosova Sot Online)