Takimi Kurti-Vuçiq do të jetë sa për sy e faqe

  • A.P /
  • 20 June 2024 - 18:19
Takimi Kurti-Vuçiq do të jetë sa për sy e faqe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen në Bruksel më 26 qershor, në kuadër në dialogut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë takim e ka komentuar politologu, Fidan Ukaj, i cili, ka thënë se do të jetë takim pa rezultat.

Takimi Kurti-Vuçiq, tema kryesore do të jetë zbatimi i Marrëveshjes Bazë

Sipas Ukajt, ky takim do të shfrytëzohet prapë nga Serbia si mundësi për propagandën e tyre.

“Prapë do të jetë një takim sa për sy e qafe. Me dëshmu para faktorit ndërkombëtar se jemi të gatshëm për takim, por që do të ketë rezultat. Po ashtu, do të jetë një mundësi për Serbinë me shfaqë prapë propagandë e saj, duke akuzuar Kosovën dhe në anën tjetër duke provuar të paraqitet si bashkëpunuese ndaj thirrjeve të faktorit ndërkombëtar, për t’u takuar me palën kosovare”, ka thënë Ukaj.

Krahas kësaj, Ukaj e ka kritikuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, se e ka bllokuar procesin e dialogut, duke u fokusuar vetëm në çështjen e Asociacionit, e jo në çështje të tjera.

“Lajçak po insiston një kërkesë që ka qenë e vazhdueshme në adresë të Kosovës, në aktor vitet e fundit sa është ndihmues i dialogut. Po e bllokojnë procesin dhe pikërisht për këtë arsye, puna dhe angazhimi i Lajçaku vetëm ndihmë dhe facilitim nuk ka qenë. Por ka qenë dështim dhe bllokim i procesit dialogues”, ka shtuar Ukaj.


(Kosova Sot Online)