Kur vuloset vendimi për Safet Gjicin?

  • A.P /
  • 20 June 2024 - 20:32
Kur vuloset vendimi për Safet Gjicin?

Në 24 qershor do të vendoset përfundimisht fati i ish-kryebashkiakut Gjici lidhur me akuzën e korrupsionit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prokurorja Manjola Kajana në seancën e Apelit të Posaçëm ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, kërkoi që ky i fundit të shpallet fajtor edhe për akuzën e korrupsionit.

Kjo akuzë iu hoq nga shkalla e parë dhe Safet Gjici u deklarua fajtor vetëm për shpërdorim detyre, duke u dënuar me 2 vjet heqje lirie.

Ndërkaq, avokati i të bashkëpandehurës Alma Kaçi kërkoi që kjo e fundit të shpallet e pafajshme.


Safet Gjici u arrestua pas videoskandalit seksual brenda zyrës së tij së bashku me Alma Kaçin, e cila i kërkoi ish-drejtuesit të bashkisë një tender për rehabilitimin e qenve të rrugës.

(Kosova Sot Online)