
Berisha i bën thirrje çdo demokrati për bashkim

Lideri i opozitës Sali Berisha i ka bërë thirrje çdo demokrati për bashkimin e tyre në betejë me regjimin e Edi Ramës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
‘Ky është bashkim jo për pseudo-opozitë, po për betejë-opozitë’, u shpreh Berisha në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.
Berisha: Ndaj miqtë e mi, të bashkohemi, por edhe njëherë para jush dhe në emër tuaj, i bëj thirrje çdo demokrati që ka investuar mundin dhe djersin e tij në këtë parti, çdo këshilltari që qëndron aty me votat e flamurit të partisë, të bashkohemi te flamuri, të bashkohemi të idealet, të bashkohemi miq se ky është bashkim në betejë.
Se ky është bashkim jo për pseudo-opozitë, po për betejë-opozitë, për mosbindje civile, për të përmbysur Edi Ramën, për qeveri teknike, për zgjedhje të lira, për fitoren e PD-së.
Nga lufta veçse ai largohet, thotë himni ynë, nga beteja jonë veçse largohet thotë himni ynë.
Ndaj dhe sot o kurrë, të gjithë në betejë, të gjithë në mosbindje civile, të gjithë drejt fitores.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
(Kosova Sot Online)