Osmani uron Nimanbegun për marrjen e detyrës si Kryetar i Ulqinit: Shtëpi e dytë për kosovarët

  • E.k /
  • 22 June 2024 - 11:19
Osmani uron Nimanbegun për marrjen e detyrës si Kryetar i Ulqinit: Shtëpi e dytë për kosovarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës si Kryetar i Komunës së Ulqinit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se Ulqini është shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer.

“Urime të përzemërta Genci Nimanbegu për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit. Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer. Si vëllezërit e motrat tona, por edhe duke qenë popull shtetformues në Mal të Zi, shqiptarët në këtë shtet do ta kenë përkrahjen tonë të pakursyer”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)