Rukiqi: Rreth 170 persona ikin nga Kosova për çdo ditë

  • A.P /
  • 23 June 2024 - 10:42
Rukiqi: Rreth 170 persona ikin nga Kosova për çdo ditë

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi ka thënë se kjo ka qenë “një javë me propagandë” nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ministri i Financave, Hekuran Murati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka përmendur deklaratën e Bislimit për “vizitat e gjysheve në Evropë”. Sipas Rukiqit, mesataraisht 170 persona po ikin çdo ditë nga Kosova.

“Realiteti: Mesatarisht, 170 persona ikin nga Kosova në çdo ditë të qeverisjes së kësaj Qeverie. Në Kosovë, në këto tri vite, ka lulëzim: të tenderëve sekret, shkeljes së Kushtetutes, migrimiz, sanksioneve etj.” – ka shkruar ai.

Postimi i tij:

Një javë plot propagandë e dyshes Bislimi-Murati

Bislimi: Kosova po lulëzon ekonomikisht. Vetëm gjyshet po shkojnë për vizita në Evropë

Realiteti: Mesatarisht, 170 persona ikin nga Kosova në çdo ditë të qeverisjes së kësaj Qeverie. Në Kosovë, në këto tri vite, ka lulëzim: të tenderëve sekret, shkeljes së Kushtetutes, migrimiz, sanksioneve etj.

Murati: Kemi subvencionuar 61 mijë familje për faturat e energjisë elektrike

Realiteti: Këto fatura i ka subvencionuar projekti i Bashkimit Evropian. Në anën tjetër, jeta e secilit qytetar, përfshirë ato 61 mijë familje, është minimalisht 26% më e shtrenjtë në 3 vitet e fundit.

(Kosova Sot Online)