Raportohet për kopjime masive në testin e Maturës

  • A.P /
  • 23 June 2024 - 12:33
Raportohet për kopjime masive në testin e Maturës

Testit të Maturës Shtetërore iu nënshtruan mbi 19 mijë nxënës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Si edhe çdo vit tjetër, edhe sivjet po raportohet se po bëhen kopjime masive.

Edhe pas përgatitjeve për kontrolle të rrepta, nxënësit po zgjedhin rrjet sociale për të marrë përgjigjet e gatshme, duke i shpërndarë pastaj tek të gjithë.

Në grupet ku po publikojnë provimet, janë pjesë plot 7 mijë e 621 maturantë.

Ani pse MASHT ka paralajmëruar dënime për ata kopjojnë me telefon, kjo nuk po i ndalon nxënësit që ta bëjnë një gjë të tillë.

(Kosova Sot Online)