BE është duke e rritur bashkëpunimin me vendet e rajonit të Ballkanit

  • A.P /
  • 23 June 2024 - 13:46
BE është duke e rritur bashkëpunimin me vendet e rajonit të Ballkanit

Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

BE-ja e konsideron këtë si prioritet, pasi sfidat për sigurinë e këtij rajoni janë të ngjashme me ato që përballet edhe BE-ja.

Për këtë temë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 24 qershor në Luksemburg.

BE-ja përgatiti një dokument orientues për bashkëpunimin me vendet e rajonit në këtë fushë dhe ai do të diskutohet në takimin e përbashkët ministror.

(Kosova Sot Online)