Albin Kurti del me njoftim

  • A.P /
  • 23 June 2024 - 15:48
Albin Kurti del me njoftim

Kryeministri Albin Kurti iu ka kërkuar komuniteteve joshumicë që “të përfshihen aktivisht edhe në jetën publike, përveçse në atë shiqërore”, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti përmes një videoje të publikuar në Facebook i ftoi anëtarët e komuniteteve joshumicë që të aplikojnë në thirrjet e hapura për t’u punësuar në institucionet publike të vendit.

“Denonconi pengesat burokratike apo diskriminimin. Për mundësi të barabarta, le ta shpërndajmë barazinë”, tha ai.

Kurti tha se Qeveria e ka themeluar “ekipin ndërinstitucional për promovimin dhe punësimin e komuniteteve të nënpërfaqësuara me synim që të përmbushim dhe respektojmë kuotën prej 10% siç parashihet me ligjet tona”.

Nga tkimet, bisedat e ndërveprimet e rregullta me ushtarë të FSK-së, policë të Kosovës, shërbyes civilë e personel mjekësor nga radhët e komuniteteve joshumicë, Kurti tha se “çdo ditë e më shumë ma thellojnë bindjen për kontributin qenësor që ata kanë për shtetin, republikën dhe shoqërinë tonë”

“Për mundësi të barabarta, le ta shpërndajmë barazinë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)