Aksident i rëndë, humb jetën i riu shqiptar

  • A.P /
  • 24 June 2024 - 17:59
Aksident i rëndë, humb jetën i riu shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në Halkidiki të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e një 25 vjeçari shqiptar, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Ngjarja ndodhi në aksin Nea Fokaia-Sani, 650 metra para se të shkosh në hotelin “Sani Dunes”.


Mjeti me targa NZP – 4087 i drejtuar nga Roberto Pojani 25 vjeç, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 25 vjeçari shqiptar, i cili udhëtonte i vetëm në makinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.

(Kosova Sot Online)