Begaj: Njerëz si Agim Doçi mbeten përgjithmonë në memorie

  • A.P /
  • 25 June 2024 - 15:36
Begaj: Njerëz si Agim Doçi mbeten përgjithmonë në memorie

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Agim Doci, ndërsa dërgoi edhe një kurorë lulesh në homazhet e lamtumirës së fundit, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Në telegramin e ngushëllimit dërguar familjarëve të poetit, Begaj e vlerëson “Mjeshtrin e Madh” Agim Doci për frymëzimin e brezave me dashurinë për shqiptarinë përmes teksteve të këngëve patriotike. 

“Njerëz të tillë mbeten përgjithmonë në memorien e popullit dhe kombit, dhe kujtohen me nderim, respekt e dashuri”, - shprehet ai.


(Kosova Sot Online)