Për grabitjen në pompën e derivateve arrestohen pesë persona

  • A.P /
  • 25 June 2024 - 16:53
Për grabitjen në pompën e derivateve arrestohen pesë persona

Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara lidhur me veprën penale “Grabitje “ të ndodhur me 01 qershor 2024 në Vushtrri,  hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër te Drejtorisë Rajonale te Policisë në Mitrovicë, deri me tani kanë identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Grabitje”, transmeton  gazeta "Kosova Sot Online".

Arrestimi i  të dyshuarve është bërë në bazë të dyshimeve të arsyeshme, pasi të njëjtit  dyshohen se me datën 01 qershor 2024, në fshatin Stanovc të  Vushtrrisë,  të maskuar e nën kërcënimin e armës  (thikë) kanë hyrë në pompën e derivateve  ku viktimës i kanë grabitur një shumë të parave.

Rrjedha e zgjeruar hetimore është zhvilluar në lokacione të ndryshme përfshirë qytete tjera  në Republikën  e Kosovës, me ç’rast  janë realizuar edhe kontrolle në lokacione të ndryshme dhe në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar prova materiale të nevojshme që ndërlidhen me veprën penale të grabitjes.


(Kosova Sot Online)