
66-vjeçari godet me shkelma nipin dhe bashkëshorten e tij

Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi akuzohet për dhunë, përcjell “Kosova sot Online”.
Në njoftimin e bluve thuhet se në pranga ka rënë shtetasi V.H, 66 vjeç banues në Ksamil.
66-vjeçari dyshohet se për motive pronësie, ka goditur me grushte dhe shkelma, nipin e tij, shtetasin A. N., 44 vjeç dhe bashkëshorten e 44-vjeçarit.
(Kosova Sot Online)